“Rama si bisha që ndjen erën e gjakut!” “Tri shenja se Kryeministri tradhtoi veten pas deklaratës së Metës”

0
177

Njeriu që shkruajti plot shtatë letra përgjëruese për dialog, sot po tregon se do të shkojë drejt përplasjes finale. Që nga dalja e lajmit se Ilir Meta do të anulonte 30 qershorin si një farsë e votimeve një partiake, kryeministri ka hedhur një sërë hapash të gabuara që tregojnë se ai po kërkon luftë dhe jo paqe.

Me të drejtë gazetari Andi Bejtja (lexo shkrimin këtu) kishtë bërë një vëzhgim fin kur veçonte deklaratën e Ramës nga Burreli “se Ilir Meta është i padenjë për zyrën e presidentit” vetëm pak minuta pasi ai kishte shpallur anullimin e zgjedhjeve. Pa e lexuar deklaratën, pa pritur argumentimin, pa analizuar arsyet, nga një tribunë mitingu, kryeministi vendosi atë që do të bëhej vijësjellja e gjithë shumicës parlamentare. Pa i hyrë nëse ishin apo jo kushtetuese referimet e Metës, një gjë është e sigurtë, se Rama i hodhi poshtë pa u njohur me to. Prandaj çfarëdo që të thotë mbrapa ai është i paragjykuar se rrefuzon dialogun dhe kompromisin derisa e hedh poshtë një ftesë për paqe qoftë edhe pa e dëgjuar atë. Kjo i bën të gjithë arsyetimet e tij të mëpasshme të pabesueshme.

Akti i dytë është qëndrimi skandaloz i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me shumicë socialiste, që përdori si alibi juridike të gjithë urdhërat politikë të dalë nga PS. Duke vepruar edhe më rëndë se sjellja antilogjore e mospranimit të komisionerëve të PS dhe LSI për zgjedhje, KQZ mori atrubutet e një gjykate partiake duke vendosur njësoj si Elisa Spiropali se dekreti i Presidentit nuk ka vlerë ligjore. Denar Biba, i njëjti që sipas përgjimeve të publikuara, qe dërguar nga qeveria për të korruptuar një gjykatës të Strasburgut, vendosi dhe vulosi vetë se dekreti i Kreut të shtetit nuk kishte asnjë vlerë.

Për ta përforcuar këtë marrëzi, njësoj si KQZ u soll dhe ish demokrati sharlatan Myslym Murrizi. I shndërruar nga myzeqar në konstitucionalist, ai në emër të opozitës së re parlamentare deklaroi nga selia e kuvendit se kushtetuta jonë nuk e njeh çdekretimin.

Pra Edi Rama, po i mobilizon të gjitha bateritë e tij ligjore dhe politike për të marshuar drejt luftëës. Akt i Ilir Metës sado i diskutueshëm qoftë shërbeu për një gjë: Ai e kapi kryeministrin në befasi duke treguar qëllimet e tij të vërteta.

Rama mund të ruante heshtjen pas deklaratës së Metës. Po ai nxitoi të reagonte pa e dëgjuar dhe pa e lexuar. Rama mund ta shtrëngonte KQZ që ti bindej, por të paktën duhet të ruante formën dhe ta detyronte Denar Bibën të priste deri sa të kishte një interpretim gjykate për aktin e presidentit. Ai nuk duroi dot dhe e humbi edhe këtë shanc. Ai mund ta kursente nga diskreditimi makabër shokun e Kujtim Gjuzit, por e detyroi të dilte si ekspert kushtetute para kamerave duke e pluhrosur dhe imazhin e opozitës së re.

Të gjitha këto tregojnë se kryeministri e ka humbur sensin e realitetit dhe arsyes dhe drejtohet vetëm me instikte si bisha që ndjen erën e gjakut./Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here