Analisti Ilir Demalia nëpërmjet një lidhje direkte për Ora News nga SHBA, komentoi vendimin e presidentit të Republikës Ilir Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas Demalisë, vendimi i Metës ishte i duhuri, në një kohë kur Presidenca si institucion është i vetmi organ kushtetues.
Sipas tij presidenti i Republikës, uli tensionin dhe i dha mundësinë Ramës që të dalë nga ajo rrugë ku është futur, ndërsa shpëtoi edhe opozitën.
“Nuk kishte rrugë tjetër. Presidenti ka mbetur i vetmi organ kushtetues, kur mungon Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Parlamenti është formal. Të gjitha këto kanë sjellë në këtë gjendje ku acarimi kishte ardh në kufi. Meta uli tensionin dhe i dha një rrugë Ramës për të dalë nga ajo rrugë ku është futur, por shpëtoi edhe opozitën.
Vendimi i Metës ishte i duhur dhe mendoj se Rama duhet të tërhiqet dhe të mos vazhdojë më me kokëfortësinë e tij”, u shpreh Demalia.