Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në “Rrugën e Kavajës”. Një makinë vjen me shpejtësi dhe i bie nga pas një makine tjetër, ndërsa turistja franceze që shihet me fustan jeshil ndodhej jashtë makinës.
Pamjet i ka publikuar vetë një prej protagonisteve të aksidentit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Ndonëse u tha se ishte një turist francez në timon që kishte shkaktuar aksidentin, me sa duket e vërteta është krejt ndryshe. Autori sipas informacioneve të saj ka qenë i dehur.
Aksidenti ndodhur pranë zonës së njohur si “Tymi” dhe shkaktoi dy të plagosur, një prej tyre një turiste franceze.