Parlamenti i Hollandës, ka votuar ditën e sotme, kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konfirmuar kështu një vendim që qarkullonte në mediat ndërkombëtare më herët. Parlamenti hollandez ka votuar me 105 vota kundër Shqipërisë, nga 150 parlamentarë në total.
Por, zhvillimi dramatik nga votimi i Hollandës, është fakti se Maqedonia e Veriut është veçuar nga Shqipëria dhe parlamenti hollandez ka votuar pro hapjes së negociatave të këtij shteti me BE-në. Kjo është një goditje mjaft e rëndë për Shqipërinë.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ka fajësuar gjithnjë forcat e ekstremit të djathtë dhe ndikimin e tyre në politikën e jashtme europiane, për vendimet negative ndaj Shqipërisë, por votimi i sotëm i Hollandës, ku Maqedonia e Veriut diferencohet nga Shqipëria, e hedh poshtë tërësisht këtë argument.
Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama, në një emision televiziv, përsëriti argumentin se forcat anti zgjerim në BE, do të ndikojnë në vendimin për Shqipërinë. I pyetur nga gazetari Andi Tela, se çfarë ndodh nëse Maqedonia e Veriut diferencohet nga Shqipëria, Edi Rama, prodhoi aty për aty, një tjetër alibi. Në një skenar të tillë, fajin sipas kryeministrit Rama e ka opozita. (shihni videon më poshtë).
VIDEO:
Kujtojmë se Hollanda votoi pak kohë më parë, në favor të rikthimit të vizave me shqiptarët dhe i dërgoi Komisionit Europian, zyrtarisht një kërkesë të tillë, në mënyrë që Komisioni dhe vendet anëtare të BE-së, të vlerësojnë nëse shqiptarëve duhet t’ju rikthehen vizat.