Edhe pse jemi ende në dimër, është koha e duhur për të përgatitur gardërobën e pranverës dhe verës. Pardesyja është veshja e domosdoshme. Ne jemi mësuar ta veshim vetëm në dimër, tashmë stinët nuk janë “si dikur”. Mjafton një material i hollë dhe pardesyja është veshje ideale edhe për stinët e tjera. Mbetet vetëm një dyshim: si ta veshim, në mënyrë klasike apo moderne? Ju mund të inspiroheni nga fotot e albumit për të gjetur kombinimin e duhur. Nga pardesyja me ngjyra të ndezura e parë në sfilatën Burberry Prorsum e deri tek versioni avangardë dhe i ftohtë i John Galliano. Por ju mund të zgjidhni dhe pardesynë me qëndisje dhe zbukurime në pjesën e poshtme të saj, parë në sfilatat e Prada-s.