“Bomba” nga prestigjozja gjermane: Shqipëria, narko-shteti i Evropës

0
152

Revista gjermane “Der Spiegel” ka raportur për qëndrimin alarmues të qeverisë socialiste në Tiranë, kryeministrit Edi Rama, ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, e të tjerë, duke dhënë edhe linqet e të përditshmes “Bild”, e cila publikoi bisedat e përgjuara që tregonin lidhjen e funksionarëve të lartë socialistë me elementë mafiozë.

Mafia e drogës dhe Partia Socialiste e Ramës janë në bashkëpunim. Që më 2017 dokumente të plota kanë qenë në dispozicion të prokurorisë shqiptare, rezultatet e hetimeve nuk janë bërë të ditura dhe procesi duket se ka mbetur në vend. I pyetur për vlerësimin e tij, shefi i gazetës u përgjigj se Mafia nuk e heton vetveten, qeveria Rama është mafia.

Nëse e gjitha kjo provohet të jetë e vërtetë, BE nuk mundet të zhvillojë më tej bisdeime me qeverinë e Ramës, nëse rezulton vërtet një qeveria mafioze, gjë e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe evropiano-lindorë.

Që nga marrja e pushtetit nga Rama më 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, është rritur në mënyrë domethënëse trafiku i drogës dhe korrupsioni.

Gykata Kushtetuese është bërë jofunksionale nga qeveria e Ramës prej një viti e gjysmë, parlamenti është jofunksional dhe administrata e prokuroria konsiderohen si të korruptuara nga ndërkombëtarët. Të vetmet institucione demokratike që kanë mbetur janë Presidenti dhe opozita e zgjedhur demokratikisht, e udhëhequr nga kryetari Lulzim Basha.

Sipas Syri.net, kryebashkiakët e qyteteve shqiptare kanë reaguar dhe informuar qeverinë mafioze se, bazuar në dekretin presidencial, nuk do të ketë zgjedhje lokale. Ndaj, ka ardhur vërtet koha për Evropën që të mbajë një poziticion të qartë se negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk do të hapen në këto kushte anti-demokratike në Shqipëri dhe me lidhjet e qarta me mafian.

Qeveria e Mafias tani po e heton atë nën supozime të dyshimta nga ana e prokurorisë dhe kryeministri Rama duket se po kërcënon ta futë në burg liderin e opozitës demokratike. Është e habitshme që tani prokuroria po vepron por kur bëhet fjalë për lidhje të qeverisë dhe partisë në pushtet me mafian është inaktive, se ashtu i leverdis.

 

https://www.linkedin.com/pulse/albania-narco-state-martin-henze/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here