Përfitimi/ Fermerët, kushtet dhe kriteret për të marrë shpërblim nga shteti

0
230

punesimi ne italiJa shuma e lekëve që do të marrin fermerët, blegtorët dhe familjet në zonat rurale. Kreditim kush investon në bujqësi

Qeveria ka miratuar vendimit për mbështetjen e fermerëve që do të përfitojnë shpërblim. Në fondin e veçantë të miratuar në buxhetin e vitit 2015 për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, parashikohet mbështetje për prodhimin bujqësor, blegtoral dhe të agropërpunimit.

 

Mbështetje për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, në vlerën 600 000 lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000 lekë/ha;

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së mollëve, dardhave, kumbullave, qershive, pjeshkëve, nektarinave, fiqve, ftonjve, shegëve, kivit, luleshtrydhes dhe agrumeve, në vlerën 200 000 lekë/ha;

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së arrave, lajthive dhe bajameve, në vlerën 200 000 lekë/ha për format intensive dhe ekstensive të kultivimit

– përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve mjekësore të kultivuara, si: lavanda, timus, rigon, gjethe qumështore, rozmarinë, mëllagë e bardhë, mëllagë e zezë, valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, bar blete, lule kalendule, lule dielli (për petale), hithër, helichrysum italicum dhe kokoçeli (lule ciani), në vlerën 250 000 lekë/ha;

 

– përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet mbështetjes financiare të instalimit të ujitjes me pika, në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), kundrejt faturës tatimore, por jo më shumë se 250 000 lekë/ha, por financimi të bëhet për jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha;

– mbrojtja e ullishteve nga dëmtimi i mizës së ullirit në bllok dhe sipas zonave prioritare të prodhimit, në vlerën jo më shumë se   35 000 lekë/ha;

– instalimi i sistemit të ngrohjes me biomasë (pellete), në serat me ngrohje qendrore, në vlerën jo më shumë se 1 800 000 lekë/dynymi;

Sipërfaqja e mbjellë me kulturat e përshkruara sipas masave të përcaktuara duhet të jetë jo më e vogël se 0.2 ha dhe jo më e madhe se 10 ha.

 

Mbarështimi i blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës:

– në vlerën 1 200 lekë/krerë dele dhe/ose dhi të matrikulluara për fermat të cilat mbarështojnë jo më pak se 100 krerë, por financimi të bëhet për jo më shumë se 300 krerë;

– në vlerën 1 000 lekë/koshere bletë për fermerët me jo më pak se 50 koshere bletë;

– mbështetja e sektorit të akuakulturës, në masën 25% të vlerës së rasatit, por jo më shumë se 600 000 lekë/fermë dhe/ose 25% të vlerës së ushqimeve për peshkun nën kultivim, por jo më shumë se 500 000 lekë/fermë, vërtetuar me faturë tatimore dhe/ose faturë zhdoganimi.

 

Për familjet e zonave rurale

– mbështetje për dorëzimin e prodhimit të frutave dhe perimeve në pikat e grumbullimit ose përpunimit, në masën 15% të vlerës së mallit të shitur, të vërtetuar me faturë tatimore. Sasia e dorëzimit është:

 

– për jo më pak se 30 kv dhe jo më shumë se 300 kv për frutat

– për jo më pak se 50 kv dhe jo më shumë se 400 kv për perimet

– për jo më shumë se 400 kv për fasulen pllaqi.

 

-mbështetje, në vlerën 10 lekë/litri qumësht, për fermat blegtorale që dorëzojnë jo më pak se 1 500 litra qumësht në muaj, por jo më shumë se 15 000 litra qumësht në muaj, dhe mbarështojnë jo më pak se 10 krerë lopë qumështi të matrikulluara, por financimi të bëhet për jo më shumë se 80 krerë. Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit, të deklaruara në organet tatimore;

– mbështetje për dorëzimin e prodhimit të midhjeve në qendrat e grumbullimit dhe/përpunimit, në vlerën 10 lekë/kg të dorëzuar e të vërtetuar me faturë tatimore, por financimi të bëhet për jo më pak se 200 kv dhe jo më shumë se 1 000 kv në vit.

 

Kreditimi

Nxitja e investimeve dhe kreditimit bankar në sektorin bujqësisë, blegtorisë, shpendëve, bletarisë, akuakulturës dhe bimëve medicinal si: mbështetja, përmes subvencionit, në masën 70% të normës së interesit, për 7 vite radhazi, për kreditë deri në 30 000 000 lekë, që do të merren për aktivitetet e mëposhtme:

– Ndërtimin e objekteve që shërbejnë për mbarështimin e kafshëve, shpendëve dhe akuakulturës

– Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale

– Mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale.

Mbështetja e investimeve deri në 50% të vlerës së projektit, kundrejt faturës tatimore përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 20 000 000 lekë për një subjekt, për:

– ngritje dhe/ose rikonstruksion ambientesh për grumbullim dhe ruajtje të produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale

– ngritje dhe/ose rikonstruksion të ambienteve për mbarështim të kafshëve, shpendëve, midhjes dhe peshkut

– linja për standardizimin (paketim, mbushje, konservim, ambalazhim) tharje dhe/ose përpunim, si dhe mjete të specializuara transporti të prodhimeve bujqësore, blegtorale, mjaltit, bimëve medicinale, produkteve të akuakulturës

– mbështetje për energjinë e rinovueshme

– hapje lerash.

Ndërtim të serave për kultivimin e perimeve, prodhim fidanësh dhe produkteve të tjera bujqësore, në masën 60% të vlerës së investimit përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 1 200 000 lekë për dynym, për sera me sipërfaqe minimumi 2 dynymë dhe jo më shumë se 2 ha.

Mbështetja e investimeve deri në masën 60% të vlerës për traktorë dhe/ose agregate të tjera bujqësore për manovrim në nivel ferme, përfshirë vlerën e tatimit.

Përfitues për masat e mbështetjes dhe masën e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të jenë personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të.

 

Financimi

Financimi i masës mbështetëse për prodhimin në serra me ngrohje qendrore, skemë e vitit 2014, të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2015, me fondet e caktuara për vitin përkatës buxhetor, por sipas masës dhe kushteve të përfitimit, të përcaktuar për vitin 2014. Projektet e vlerësuara dhe të verifikuara ose të kontraktuara gjatë vitit 2014, të cilat janë shpallur fituese dhe nuk janë financuar për shkak të shkurtimeve të fondeve gjatë vitit buxhetor 2014, të paguhen me fondet e vitit 2015, brenda tremujorit të parë të vitit 2015, sipas masës dhe kushteve të përfitimit, të përcaktuara për vitin 2014, por jo më shumë se fondi i alokuar prej 200 000 000 lekësh.

 

Vendimi/ Kategoritë, që përfitojnë nga rimbursimi i ilaçeve

Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, të paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën e përcaktuar, për kategoritë e mëposhtme:

– Fëmijët 0 – 18 vjeç

– Invalidët e plotë, përfshirë edhe invalidët paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbrit e plotë

– Invalidët e luftës

– Veteranët

– Personat që gëzojnë statusin e ish- të dënuarve dhe të përndjekurve politikë

– Jetimët.

Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta, për alternativat e para të barnave të listës së barnave të rimbursueshme, për kategoritë e mëposhtme:

– Pensionistët

– Personat e paraburgosur dhe të dënuarit me burgim

– Azilkërkuesit

– Viktimat e trafikimit.