‘Përgjimet e Bild’/ Reagon Basha: Propaganda e qeverisë po e shet si biseda të pafajshme…

0
134

Në një komunikim me median nga selia e Partisë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha, përveçse ka falënderuar qytetarët për protestën e djeshme, të cilën ai e quajti madhështore, qytetare dhe evropiane, nuk la pa përmendur propagandën qeveritare që sipas tij, po synon ta kalojë lehtë përgjimet e publikuara nga Bild.

“Me një shpërfillje ekstreme, plani për vjedhjen e votës, me vrasës, banditë e oficerë policie po shiten si biseda të pafajshme. Një linjë tjetër e propagandës qeveritare është relativizmi i krimeve që kanë ndodhur, si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita.

Qëllimi tjetër i qeverisë është paraqitja e situtës si normale, vjedhjen e zgjedhjeve si diçka normale që kalon dhe harrohet. Këtë e përhapin ata të përfshirë në media dhe veglat e tyre në media etj.

Shpresojnë se skandali do të kalojë dhe do të harrohet, por gabojnë.

Ju ftoj të gjithë si qytetarë, që doni barazim para ligjit dhe sundim të ligjit të thoni dhe të përsërisni kudo të vërtetën e thjeshtë: nga kryeministri deri te punonjës i fundit i administratës, kanë bashkëpunuar për të vjedhur votat”, u shpreh Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here