Kandidati i Edi Ramës për Tepelenën Tërmet Peçi, ka bërë thirrje sot që çunat të dalin e ta presin ‘komandatin’ tek Ura e Leklit.
Kjo gjë ka sjellë reagime të shumta.
Një prej tyre është edhe gazetari dhe analisti i njohur Ilir Babaramo.
Ai ka bërë një ironi therëse. ‘Çunat e hashashit dhe djemtë e rigonit’, shkruan Babaramo.
Reagimi i plotë i Ilir Babaramos:
‘Çunat e hashashit dhe djemtë e rigonit
Një duzinë ‘çunash’ i kishin zëna pritë sot ‘komandantit’ në urë te Leklit.
Ishte një shprehje spontane e dashurisë së tyre për udhëheqësin.
Në fakt, ‘gjelbërimi’ i atyre skërkave gjatë pesë viteve të fundit u jep plottesisht të drejtë.
Entuziazmi i tyre më kujtoi një këngë të festivalit folklorik te Gjirokastrës:
Djemtë e varfër te rigonit, shqiponja që fluturonit.
Por atyre anëve ka një këngë akoma më të vjetër se festivali: fisi do shkojë në fis, rigoni nuk bëhet lis.