30 minuta shi përmbytin Beratin, qytetarët çajnë mespërmes ujit

Janë dashur vetëm 30 minuta shi e shoqëruar me erëra të forta që akset kryesore në Berat të përmbyteshin nga uji dhe të bëheshin të pakalueshme për këmbësorët.

Sipas informacioneve nga terreni bëhet e ditur se është duke u punuar për pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga rruga, ndërkohë që situata vijon të jetë po e njëjta.

Nga pamjet e mëposhtme duket qartë gjendja e rrugës kryesore të qytetit, ndërkaq dallohet dhe një vajzë e cila është duke ecur mes përmes ujit.

Ndërkohë bëhet e ditur se për shkak të rreshjeve të shiut ka pasur problem dhe në qytetetë tjera të vendit lidhur me energjinë elektrike.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko