Departamenti i Shtetit publikoi një tjetër raport me nota kritika për qeverisjen në Shqipëri.
Ditën e sotme u publikua raporti për Klimën e Investimeve në Botë.
Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes.
Ndërkohë që sipas DASH, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan dhe Europë.
Lidhur me këtë vjen edhe reagimi i analistit që jeton në SHBA, Ilir Demalia.
“A doni më për Rilindjen e Skënderbeut dhe Mamicës?!
State Department report për 2019 e perkufizon Shqipërinë si vendin më të korroptuar në Europë, si qeveri dhe sistem gjyqësor i kapur dhe në bashkëpunim më krimin e organizuar, trafiqet e droges, prostitucionit dhe pastrimit të parasë së krimit”, shkruan Demalia në reagimin e tij.