Një operacion i Hetimit doganor ka vënë në sekuestro ditën e sotme në Durrës, afro 2500 koli cigaresh të cilat po transportoheshin kontrabandë.
Sekuestrimi u bë në bashkëpunim midis Drejtorisë së Hetimit Doganor pranë Departamentin Operativo Hetimor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, e cila i sekuestroi kolitë në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë.
Gjatë kontrollit të kontenierëve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000 paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.
Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.
Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës.