Pasditen e sotme një 56-vjeçar, punonjës i OSHEE Vlorë, duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë policia e Vlorës ka njoftuar se rreth orës 21:10, një tjetër person ka gjetur vdekjen nga rryma elektrike.
Mësohet se 63 vjeçari N. L., ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.