“Të falemnderit profesor Jup Kastrati”- Nga Luan Rama

0
278

Të falem nderit Profesor Jup Kastrati !

Nga Luan Rama:

Nuk ka një fjalë tjetër në gjuhën shqipe që të shprehë më mirë e më bukur nderimin, mirënjohjen, dhe falenderimin bashkë, si formë e epërme e ndjesisë së respekti dhe përulësisë së njeriut ndaj dikujt a disave që zenë një vend të veçantë në jetën e tij, se sa pasthirrma “të falem nderit”, prej nga ka ardhur më pas në trajtën më të përdorur të shqipes së sotme “faleminderit”, e krijuar nga përngjitja e dy fjalëve: “falem” dhe “nder”. Në shqip, kjo është unike, por e tillë është krahasuar edhe me shumë gjuhë të tjera. E bash për këtë arsye, edhe unë zgjodha t’i drejtohem me të falem nderit Profesor Jup Kastratit, këtij punëtori të palodhur e shembullor të shkencës gjuhësore shqiptare, dijetarit të madh, njeriut fisnik e modelit të qytetarit gjithnjë të angazhuar, të cilin pata fatin ta kem pedagog gjatë viteve të studimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Nuk jam unë i vetmi natyrisht që fati e zgjodhi ta veçojë ndër ata që patën si mësues

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here