Ndalimi i Daut Haradinajt, Basha thirrje autoriteteve Austriake: Taktikë konflikti

0
199

Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Austrisë. Vëllai i kryeministrit të Kosovës u ndalua në Vjenë nga policia austriake në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia.

Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve.

U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here