Reforma në drejtësi, reforma më e dështuar dhe me pasojat më negative në historinë e tranzicionit shqiptar

0
163

Nga Neritan Sejamini

Reforma në drejtësi është ndoshta reforma më e dështuar dhe me pasojat më negative në historinë e tranzicionit shqiptar—mund ta konkurojë vetëm ligji 7501. Kjo reformë është tashmë garancia më e madhe për pandëshkueshmërinë dhe paprekshmërinë e politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit.

Tre vjet pas saj, jo vetëm që nuk ka asnjë politikan në pranga, dhe nuk ka asnjë organizatë kriminale apo të trafikut të drogës të dënuar, por nuk ka më as gjykata, as prokurori, dhe as parlament, si rezultat direkt i saj.

Kjo reformë nuk ka lidhje më asnjë parim të demokracisë perëndimore. Nëse do ishte propozuar në Amerikë apo në çfarëdo vendi perëndimor ajo do ishte hedhur poshtë në çast, si një eksperiment marrëzor që varros parimet e shenjta mbi të cilat u krijuan dhe ekzistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe demokracitë perëndimore.

Cilido amerikan apo europiano-perëndimor që thotë se reforma bazohet mbi parimet amerikane apo perëndimore është duke gënjyer haptazi. Amerika është një vend demokratik dhe i lirë, ku adhurohet dhe lulëzon kufizimi, ndarja dhe kontrolli i pushteteve, pluralizmi politik dhe shteti i së drejtës—të gjitha parime që reforma në drejtësi i ka dhunuar rëndë.

Ata që lëvdojnë reformën, përkundër realitetit skandaloz që ajo ka krijuar, nga Edi Rama e deri tek i fundit, thjesht gënjejnë në mënyrë hipokrite dhe cinike popullin shqiptar, për të cilin kanë përçmim dhe e konsiderojnë popull idiot që mund ta gënjesh si të duash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here