Poli i katërt në Shqipëri sapo ka nisur udhëtimin!

0
196

Nga Artan Fuga

Shqipëria ka nevojë për një pol të katërt në hapësirën publike!

I pari politikanët, i dyti mediat, i treti bizneset (aq sa janë), dhe i katërti : universitarët, kërkuesit shkencorë, teknicienët, menaxherët, të gjithë pra ata që kanë dijen, që paguhen për ta elaboruar dijen dhe që nuk mund të mbyllen brenda auditorëve, por ta thonë fjalën lirisht, në mënyrë të pavarur, për Shqipërinë!

Ata kanë dijen, ata kanë studentët, ata kanë mundësinë e organizimit, ata kanë influencën!

Statusi i tyre nuk mund të jetë ai i skllavit, ai i dhaskalit të fshatit, i kujdestarit të konviktit, por i bartësit të dijeve dhe i zërit të opinionit qytetar për të vendosur gjithçka para gjyqit të arsyes!

Poli i katërt do të zgjohet, pa përcarje brezash, statusesh, pikëpamjesh, në kulturë debati, në emancipim të lirë, përtej ndarjes privat – publik, që na e kthyen në përçarje, përtej kompromentimit të disa drejtuesash universitarë që blejnë për vete poste, pushtet dhe parà nga politika në shkëmbim të shërbimit që bëjnë për të na mbajtur në zinxhira, përtej ndarjes universitete në Tiranë dhe në rrethe!

Loja e tyre ka përfunduar!

Fundi u arrit kur ligjin për akademinë e shkencës e aprovojnë dhe e fuqin në fuqi me plot shkelje kushtetuese dhe ligjesh.

Kur ligjin për shkencën e bëjnë individë pa asnjë kualifikim shkencor.

Kur për model akademie shkencash na japin një hibrid diktatorial, një agjenci staliniste, një strukturë sterile që kërkon të vendoset mbi trupin e dijes universitare!

Poli i katërt ka nisur udhëtimin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here