Reagon Fuga: Shteti skizofrenik ka dështuar mbi ligjin për Akademinë e Shkencave

0
130

Akademiku i njohur , Artan Fuga ka reagur në Facebook mbi ligjin për Akademinë e Shkencave dhe konstatimet që ai ka nxjerrë.

Postimi i plotë

Shteti skizofrenik

Ligji për Akademinë e Shkencave në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë

Duke shqyrtuar me kujdes Ligjin e Akademisë së Shkencave që u aprovuar në 18 korrik 2019 nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe pritet që për të të gjykojë Presidenti i republikës z. Ilir Meta në orët që vijnë, kam konstatuar që ai së paku në 14 nene të tij bie në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Punës, si edhe me Ligjin për arsimin e lartë dhe shkencën!

Si është e mundur që deputetët kanë aprovuar një ligj, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera?

Këtë provova përpara një paneli universitarës, profesorë, profesorë të asociuar, doktorë, pedagogë në universitete private dhe publike, juristë, mjekë, sociologë, inxhinjerë, etj., nga universitete të Tiranës dhe në rrethet e tjera të vendit.

Nga 45 pjesëmarrës, sipas një ankete anonime të kryer në fund të takimit, rezultoi se :

37 prej pjesëmarrêsve i gjetën provat e mia juridike shumë bindëse,
7 i gjetën mjaftueshmërisht bindëse,
dhe vetëm 1 pjesëmarrës i gjeti pak bindëse.

Ligjet kur hyjnë në kundërshtim dhe konflikt me njeri tjetrin krijojnë ndërprerje të së drejtës, prandaj është e palejueshme kjo gjë,
krijojnë kakofoni ligjore,
shkelje të të të drejtave të dhëna më parë
dhe dëmtojnë shtetin sepse në vend të n jë shteti unik krijojnë realitete juridike që na bëjnë të sillemi dhe jetojmë në shtete të ndryshme, paralele, kontradiktore dhe brenda një shteti skizofrenik.

Unë u bëj thirrje drejtuesve kryesorë të shtetit :
Presidentit Ilir Meta,
Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,
kryetarit të qeverisë z. Edi Rama,
që përtej tensioneve të krizës politike aktuale, ta rishqyrtojnë në Kuvend këtë ligj që përbën një skandal sepse pikërisht është prodhim i shtetit skizofrenik dhe e krijon këtë realitet juridik skizofren!

Kjo është thirrja që vjen nga vlerësimi i profesorëve në takim të cilët më autorizuan t’u drejtohem!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here