Një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter ka goditur Greqinë, mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas mediave lokale, tërmeti është shënuar në Kretë, ndërsa qytetarët janë zgjuar të tmerruar.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për pasojë në jetë njerëzish, por vetëm për dëme materiale. Shteti fqinj është prekur ditëve të fundit nga një valë e pazakontë tërmetesh duke vënë kështu në rrezik jetën e shumë qytetarëve.