Tronditet Gjermania! Kosovari vret me thikë ish-bashkëshorten dhe të dashurin e saj

0
184

Pasditen e djeshme, në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.

Sipas medias gjermane, autori dyshohet të jetë shtetas i Kosovës.

43-vjeçari e ka goditur me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij dhe të riun, i cili raportohet të ketë qenë i dashuri i viktimës.

Gjithashtu mësohet se, 23-vjeçari nga Afganistani.

“Bild” shkruan se gruaja kishte me vete një vajzë dymuajshe ndërsa nuk raportohet që foshnja ka marrë lëndime.

Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë, raporton Koha.net.

Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave sot, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thika, e cila është konfiskuar nga policia.

Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por sipas raportimeve, çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here