Punimet rëndojnë trafikun, ja si shprehet drejtori i Policisë Rrugore…

Çdokush që kalon afër Krujës qëndron për shumë kohë në trafik. ”Iu kërkojmë ndjesë drejtuesve të mjeteve, por ky është rrjeti rrugor që duhet riparuar. Nëse do të shtyhen pak më vonë do të jemi po ne që do të mbetemi në kohë të keqe dhe do të bllokohemi nga shiu”, tha drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola.

Ai rendit edhe disa akse të tjera problematike për sa i përket trafikut dhe ka një apel për drejtuesit e mjeteve. “Të gjitha rrugët në drejtim të plazheve, Tirana, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Lezha, Korça, zhvendosen drejt zonave bregdetare. Ndoshta përfundimi i bypass-it të ri të Vlorës do t’i japë frymëmarrje trafikut siç ndodhi në Fier”.

Devijimet në rrugët e Tiranës sjellin mbingarkesë dhe pasojat janë të dukshme. Sipas tij, këtë vit janë shënuar më pak aksidente rrugore. “Me më pak ndëshkime kemi rezultate më të mira në parandalimin e aksidenteve rrugore”, thotë Tola.

Punimet rëndojnë trafikun, ja si shprehet drejtori i Policisë Rrugore…

Mbytet i riu në Velipojë, nuk ka

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko