“Shifrat ekzakte”/ Berisha: INSTAT nxjerr zbuluar Edvin Mashtrimin, gënjen për numrin e turistëve

0
134

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama dje tha se vetëm në 20 ditët e para të gushtit, në Shqipëri kanë hyrë 1 milionë turistë të huaj.

Berisha thekson se kjo është një gënjeshtër e madhe e Ramës, duke shtuar se INSTAT deklaron të tjera të dhëna.

Postimi i Berishës:

Instat-i i vet damkos Edvin Mashtrimin per genjeshtren e tij klamoroze dhe e

-nxjerr ashtu siç eshte:

– Genjeshtar!

Te dashur miq, ketu me poshte keni deklaraten e njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter pra Edvin Mashrimit, qe beri ne nje status te djeshem dhe qe une ne reagimin tim po ne FB e quajta dhe genjeshtren e 1 milionte te tij!

Ai dje, per te reklamuar nje sukses imagjinar ne postimin e tij ne fb deklaroi se:

“Ne 20 ditet e para te ketij gushti kane hyre ne Shqiperi polte 1 milion turiste te huaj ose 16,5% me shume se te gjithe gushtin e vitit te kaluar.”

Keshtu, sipas matematikes se rrencacakut profesionist i bie qe gjate gjithe gushtit te vitit te kaluar te kene hyre ne Shqiperi gjithsej 835 mije turiste apo 165 mije turiste me pak se sa ne 20 ditet e para te ketij gushti.

Mirepo INSTAT e nxjerr kete nje sukses kallp dhe Edvin Mashtrimin genjeshtar, i cili ne çdo fjale nxjerr nje rrene taze!

INSTAT ne faqen e tij zyrtare shkruan se:

Numeri i shtetasve te huaj qe hyne ne Shqiperi gjate gjithe gushtit te vitit 2018 ishte 1.449.952 pra ishte 779952 persona me shume se sa pretendon paturpesisht Edvini me genjeshtren e tij te nje milionte.

Ketu me poshte keni te dhenat e INSTAT per levizjet e shtetasve ne Shqiperi ne gushtin e vitit 2018. sb

INSTAT

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, Gusht 2018.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21,1 %.

Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26,9 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here