Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë në lidhje me dosjen 184 duke e transferuar atë për hetim në Dibër, ndërsa ky veprim, u pasua me akuza të forta nga Partia Demokratike. Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili thotë se fjala “moskompetencë” është fjala e duhur dhe që tregon fytyrën e vërtetë të saj.
Me një shënim në “Facebook”, Manjani shkruan se Prokuroria nuk ka këllqe dhe për pasojë tregon hapur se është nën urdhra të asaj që ai e quan si “polici politike”.
Postimi i Manjanit:
Fjala e duhur që Prokuroria e përdor për veten është “moskompetencë”. Fiks, po fare fiks! Kompentencë do të thotë, para së gjithash, këllqe. Prokuroria e thotë vetë që :
Nuk i ka! Ama kush proteston e ngre zërin kundër hajnave të votave, pushtetit e produkteve të tij, e ha. Aty po, shkëlqen prokuroria e cila është e gjitha nën varësinë e policisë politike…
“Shkëqen”, është fjala se në fakt edhe aty ka dështuar paq. Frikshëm fare! Asnjë i arrestuar për politikë nuk ka përfunduar i dënuar… Ngaqë e kemi prokurorinë “kompetente”….