Klodian Tomorri: Milionat që Shqipëria e varfër u fal miliarderëve!

0
136

Nga Klodian Tomorri

Jahti 400 milione dollaresh i Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, qe u ankorua sot ne Sarande e ka kapacitetin e serbatorit 1.2 milione litra karburant.

Per shkak te nje politike absurde fiskale Shqiperia ja u shet karburantin jahteve me 0.58 dollare per liter. Aq eshte sot. Arsyeja? Nafta e jahteve ne Shqiperi nuk paguan akcize 350 leke per liter, nuk paguan takse qarkullimi 270 leke per liter, nuk paguan tvsh 300 leke per liter. Nuk paguan asnje takse sepse konsiderohet rieksport.

Ne France, cmimi i naftes per jahtet sot eshte 1.54 dollare per liter sepse qeveria franceze i ka vene takse te posacme karburantit te jahteve si mall luksinqe jane. Dhe Saint Tropez eshte vendi ku ankorohen jahtet e pjeses derrmuese te pasanikeve te botes.

Ne Itali, cmimi i nafte per jahtet sot eshte 1.72 dollare per liter. Dhe Italia eshte nje nga vendet me te vizituara nga jahtet e pasanikeve per shkak te plazheve fantastike qe ka, vecanerisht Porta Cervo dhe Sardenja.

Morali? Me nje te mbushur te jahtit, Shqiperia i fali sheikut multimialirder qe erdhi sot disa ore ne Sarande 704 mije dollare. Llogaria: 1.2 milione litra x (1.54$-0.58$) = 704 mije $.

Para 20 ditesh erdhi jahti i vellait te ketij po ne Sarande. Mori 600 mije litra karburant. 350 mije dollare te tjera te falura.

Nafta e ambulances 1200 leke takse per liter. Nafta e jahteve 0 leke takse per liter.
Une nuk e di se ca emri mund t’i vesh tjeter kesaj politike, pervecse cmenduri.

E dini sa jane perfitimet per turizmin nga kjo taksa? Zero. Pervec ndotjes se bregdetit nga jahtet qe vijne ketu dy ore sa te mbushen.

E dini pse behet gjithe kjo? Qe te fitojne leke ca te babezitur, te cilet i jane qepur Portit te Sarandes dhe ca agjenci turistike te zoteruara nga ca ish zyrtare ne konflikt te paster interesi. Kjo eshte e peshtire. Neveri.

Por pjesa me e ndyre eshte kur zarat e ketyre perfituesve, keta qe lepijne ndonje kocke, nisin e sulmojne te gjithe ata qe denoncojne kete padrejtesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here