Pronat/ Zbradhet formula, si do bëhet kompesimi për ish-pronarët, dokumentat që duhen dorëzuar

0
263

dosja e pronaveNë rastin kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posacme secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

Agjenisa për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ka zbardhur mënyrën se si do bëhet kompesimi i ish-pronarëve. “Në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.869, datë 10.12.2014 dhe VKM Nr.134, datë 12.02.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga  ndërtimet informale”.  Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 05.03.2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat.  Me këtë rast AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.869,datë 10.12.2014 dhe VKM Nr.134, datë 12.02.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t. AKKP ka ngritur grupin e punës i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara.Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 – 12:00. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr.869, datë 10.12.2014 dhe VKM Nr.134, datë 12.02.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë“, – përcakton AKKP

 

Dokumentat

-Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave;

Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues,sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur);

Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme;

Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës;

Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;

Çertifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;

Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi,nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

 

 

KËRKESË PËR KOMPENSIM NË VLERË PËR PRONARËT E PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËTIMET INFORMALE
Titulli Kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale (ALUIZNI)
 

 

 

 

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm

a) Kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip (linku me formularin);
b) Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie;
c) Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre;
Prokura duhet të jetë sipas modelit të më poshtëm:
 

“Përfaqësuesit tonë i japim tager dhe kompetencë të plotë që të veprojë në emer dhe për llogarinë tonë:
Të paraqesi kërkesën dhe dokumentacionin përkatës pranë AKKP, Tiranë për ndjekjen e procedurës së kompensimit në zbatim të VKM-së përkatëse si dhe të drejtën për të tërhequr vlerën financiare të kompensimit, pranë AKKP, Tiranë”.   

ç) Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
d) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dhe çertifikatën familjare të kërkuesit;
dh) Mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

* Në rastin kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posacme secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

 

 

 

 

 

Procedura për ofrimin e shërbimit

AKKP-ja, në zbatim të VKM nr. 383/2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale” i ndryshuar, procedon si mëposhtë:
► njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes zyrtare, listën e personave që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave, për periudhën përkatëse;
► procesi i regjistrimit/pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 (pesë) ditë pas datës së njoftimit publik;
► Subjekti apo përfaqësuesi me prokurë paraqet pranë AKKP-së gjithë dokumentacionin e lartpërmendur.
 

►me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së ngrihet grupi i punes për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës;

►grupi i punës, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura;

►Drejtori i Përgjithshem i AKKP-së, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës:
a) nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi;
b) urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen;
c)  njofton kërkuesin që nuk përfshihet në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Afati Sipas afatit të përcaktuar në VKM
Kosto 2,000 lekë