Përveç aktiviteteve politike dhe sociale, në kampingun e LRI në Jalë nuk mungojnë as momentet çlodhëse.
Siç shihet në videon e mëposhtme, së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, të rinjtë janë argëtuar nën ritmet e valleve popullore.
Nëse mendoni se Kryemadhi do të zgjidhte një valle jugu, duke ditur edhe origjinën e bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta, gaboheni.
Kryetarja e LSI ka zgjedhur të tregojë talentin e saj, edhe në kërcim, me Vallen e Kukësit.
Për më tepër shihni pamjet e mëposhtme…