Vodhi 3 banesa, euro e celular në një makinë, si u kap “mat” hajduti nga Elbasani

0
180

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në pranga ka rënë shtetasi O.B., pasi ka vjedhur në makinën e shtetasit E. T. një navigator, një aparat celular dhe 120 euro. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se i arrestuari ka kryer edhe tre vjedhje banesash, gjatë këtij muaji.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes sē banesave si dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O.B., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin në pronësi të shtetasit E.T., dyshohet se ka vjedhur një navigator, një aparat celular dhe 120 Euro. Nga veprimet hetimore tē kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhje të tjera të banesave të ndodhura gjatë këtij muajit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here