Prej disa ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të kritikave për shkak të shpenzimeve të saj të kripura në hotele luksi në Europë.
Por skandalet brenda Rilindjes nuk mbarojnë me kaq.
Mesazhi i plotë:
“Mirembrema JOQ! Meqe keto dite media ka folur shume per bileta avioni dhe hotele luksoze te ministrave tane te ndritur, une posedoj dicka edhe me skandaloze sesa faturat e hoteleve te Ministres se Drejtesise, qe jane paguar me paret e shtetit. Kam faturen qe FUSHA shpk i paguan ARBI MAZNIKUT, nenkryetarit te Bashkise se Tiranes, 900 euro nata. Ky eshte i njejti biznesmen qe merr tendera pa fund nga bashkia, qe vetem per sheshin Skenderbej ka marre 22 milione euro.’’
Normalisht lindin pyetjet përse i duhet paguar një zyrtari të lartë si Maznikut t’i paguhen fatura?! A ka një konflikt interesi në këtë mes?! A tregon kjo se janë bërë pazare të pista mbi kurrizin e shqiptarëve? Dhe a është etike kjo?!
“Fusha Shpk” ka marrë një sërë tenderash nga Bashkia e Tiranës dhe sipas qytetarit në fjalë, vetëm për sheshin “Skënderbej” ka fituar 22 milionë euro.
FATURA: