Viti ’97, Gramoz Ruçi dhe shteti që mbron mafiozët/ Ja si shprehet ish shefi i anti-drogës…

0
129

Nga Dritan Zagani –

Ngjarja e fundit në Levan-Fier më sjell në mendje kujtime nga vitet e mbrapshta 97-98 në Vlorën e rrëmujshme të asaj kohe. Viti 97’ mua më gjeti në detyrë si inspektor i drogës në sektorin e Policisë Kriminale të Komisariatit të Vlorës, detyrë që e mora në nëntor ’96 pas transferimit nga Tropoja në Vlorë.

Kështu më qëlloi fati, i mirë dhe i keq bashkë, të përjetoj gjithë trazirat e asaj kohe në këtë detyrë, si dhe të shkatërrimit dhe transformimit të shtetit dhe strukturave policore në atë kohë nën komandimin e bandave te Vlorës në fillim, që për hir të së vërtetës drejtoheshin nga politika e Tiranës.

Kam përjetuar shpërbërjen e shtetit, komisariatit me kolegët që gjeta për disa muaj në Vlorë, si dhe “riorganizimin” në fillim nga Komiteti per Shpëtimin që u krijua në atë moment, ashtu edhe më vonë, pas ndërrimit të pushteteve me reformën e riorganizimit të policisë nga shteti pas shpërbërjes totale.

Kam përjetuar kohën kur drejtor të emëronte Komiteti i Shpëtimit, edhe më vonë kur drejtorët vinin nga Tirana të zgjedhur si miqtë dhe njerëzit besnikë të politikës që rimori pushtetin pas rrëmujave që dihen nga të gjithë si ishin, nga se u bënë dhe si rrodhën ngjarjet, ndaj dhe s’dua t’i futem këtij debati qe, as s’ka pasur dhe as ka për të pasur fund ndonjeherë.

Por dua të dal të tema që më kujtoi ngjarja e djeshme në Fier, që, me sa kujtoj unë, të njëjtët njerëz kanë pasur një ngjarje të tillë dhe para dicka më shumë se 5 vite para, kur isha në detyrë në Fier dhe atëherë kam parë të shoqërohej për të tillë ngjarje ish-nënkryetarin e komunës Levan.

Për hir të së vërtetës e mbaja mend nga koha e mbrapshtë që përshkrova më lart në Vlorë, kur ky erdhi si “shoqërues” i një drejtori që flitej si i emëruar nga Gramozi, i pushtetshëm në Tiranë edhe atë kohë. Mu kujtua edhe sepse në ate kohë, kur skafet na ishin bërë si taksitë dhe policia nuk guxonte as t’i shikonte shtrembër (se për më shume nuk bëhej fjalë), mu kujtua edhe per faktin se shoqëuesit e drejtorit në atë kohë merrnin foristradën e drejtorit për të nxjerrë apo futur në det X apo Y skaf sipas pagesës, mu kujtuan edhe për ato që merrja si informacion plus asaj që shikoja live çdo ditë sa “punova” në atë kohe. E them punova me thonjëza, besoj me kuptoni përse!

U kujtova edhe pse një ditë të bukur, pas një nate kur unë rastësisht pashë fuoristradën e drejtorit të nxirrte ca canta të zeza tek një skaf në plazhin e Safait Radhimë, të nësermen më thërret vetë drejtori në zyrë dhe më kërkoi të kontrollonte të gjithë dokumentacionin e punës që kishte zyra e antidrogës. Edhe pse për fatin tim në atë kohe ligji nuk ia njifte një të drejtë të tillë, pasi kjo në atë kohë ishte e centralizuar dhe vetem shefat e mi direkt e kishin këtë të drejtë, mu desh ta zhgënjeja Rebani drejtorin dhe nuk i dhashë asgjë të shikonte (edhe pse ne fakt s’kisha shkruar asgjë për sa pashë se kuptohet që në atë moment isha tjeter person dhe unë, nuk isha bërë akoma kaq “budalla” sa sot).

Mu kujtua pra se si të njëjtët persona mafiozë që u mbështetelën fort atëherë nga shteti i kohës, janë përsëri në kronikën e zezë të veprimeve mafioze që mbrohen me “ligje” nga policia dhe shteti, duke bërë të mundur që përsëri të triumfojnë mbi ligjet e shtetit, sepse janë vetë ata që komandojnë shtetin.

Përsëri e njëjta formulë kur, lidhje të mafies janë vetë ata që përfaqësojnë shtetin, ata që munden edhe të vrasin pa asnjë problem, sepse, ashtu si padashje, i marrin policit të ish – shokut tim Andonit, pistoletën nga brezi dhe pastaj grupi i hetimit sekuestron çiften dhe thikën për plagosje me pistoletë dhe ku pa, mu brenda ne spital, ku njeriu, pasi ka vajtur i plagosur, duhet të kishte pak më shumë siguri për jetën.

Histori që përsëriten me njerëz të njëjtë….deri kur kështu??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here