Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në një nga kryqëzimet më të rënduara me trafik të qytetit të Elbasanit.
Bëhet fjalë për aksin rrugor nacional Elbasan – Librazhd në të ashtuquajturin, kryqëzimi i Cerrikut.
Siç shihet edhe në foto, këtu ka një lëvizje të dendur të mjeteve. Paraditen e sotme një kamion përplasi një këmbësor. 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Është vetëm pak metra larg vendit ku dy ditë më parë turistja izraelite, po ashtu e përfshirë në një aksident.
Vetë këmbësorët bëjnë apel për rregullim të këtij kryqëzimi i cili dita ditës, njeh nga një aksident.
Aksi rrugor Elbasan – Librazhd paraqet problematika në disa vende të tij, por hyrjet dhe kryqëzimet në qytete vazhdojnë të jenë burim aksidentesh. Këtu nevojitet një rishikim përsa i përket sinjalistikës, qoftë edhe një ndërhyrje me semaforë, në hyrjen kryesore të qytetit të Elbasanit.