Tragjedia e Librazhdit/ Denoncimi, policia nuk veproi për të parandaluar ngjarjen

0
146

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e Librazhdit, ku burri pasi vret gruan me thikë më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, ngjarje e cila edhe mund të ishte parandaluar nëse policia do të ndërhynte.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon se burri që vrau veten, nuk e kreu këtë akt menjëherë pasi vrau gruan, por kishte pritur policinë, e cila edhe pse e pranishme në shtëpinë ku ndodhi tragjedia, nuk e ka ndaluar 53 vjeçarin Daut Gjokola, të kryente aktin e vetëflijimit.

Ja postimi i Berishës:

Akuzon narkopolicine se nuk veproi per te parandaluar vetverasjen e qytetarit para syve te saj!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha !

Nje ngjarje e rende ka tronditur mbremjen e djeshme qytetin e Librazhdit , nje krim ne familje i cili tmerroi qytetin e Librazhdit ku shume persona ishin deshmitare te hedhjes se burrit nga ballkoni pasi vrau gruan ,i cili u hodh nga kati i shtate . Ajo qe me beri pershtypje eshte se si ka mundesi qe policia e shtetit nuk mundi ta parandaloj kete akt kur ajo erdhi menjehere ne vendngjarje pasi burri egzekutoi gruan me thike , gruaja pasi u shoqerua me ambulance atehere dhe burri u hodh nga ballkoni pasi une e perjetova vete ngjarjen tek hyrja shtepise se ciftit dhe policia ishte prezente dhe nuk veproi ne kohe qe te arrestonte autorin e vepres penale ne moment duke e lejuar te perfundoje ne nje tragjedi me dy te vdekur. Dhe e dyta ambulanca si ne rastin e burrit dhe gruas nuk erdhi ne kohe te jepte ndihmen e pare ndaj viktimave , kete e vertetojne dhe pamjet filmike dhe fotografike me poshte ku burri qe kreu vepren ka mbetur ne toke i shtrire per me shume se 20 minuta dhe asnje mase nuk eshte marre ndaj tyre deri tani . Uroj qe te mos ndodhin me te tilla ngjarjesh ku instuticionet shteterore me instancat e veta nuk arrijne te veproje si duhet .Ju faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here