FOTO/ Pojana: Shqipëria ka nevojë për një shtet që i shërben qytetarëve, vetëm të bashkuar mundemi ta arrijmë!

0
137

Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku tregon takimin që zhvilluan me Agim Kurtin.

Postim i plotë:

Dje me ftesën e Agim Kurtit bëmë konak në oborrin e shtëpisë së tij, e bashkë me ne, plot banorë të zonës.

Monika Kryemadhi foli thjeshtë e shtruar me ta, si bijë, si nënë, si grua dhe si politikane.

Shqipëria ka nevojë për një shtet që i shërben qytetarëve, për liderë që dëgjojnë njerëzit dhe për politika që do të zgjidhin hallet e tona të përditshme.

Punësim, #JO emigrim!
Ekonomi e fortë, #JO monopole!
Drejtësi e pavarur, #JO kapje politike!
Arsimim cilësorë, #JO largim të trurit!
Shëndetësi e aksesueshme nga të gjithë, #JO PPP e spitale pa mjek e pa ilaçe!
Rend e siguri publike, #JO krim, drogë e banda!

Duhet shume punë, shumë vullnet dhe shumë përgjegjshmëri për të merituar besimin e shqiptarëve.

POR të bashkuar ne mund të ndërtojmë një shtet të fortë ligjor dhe një sistem vlerash e parimesh që frymëzon një demokraci e shoqëri të zhvilluar!

? bashkë dhe me Erjon Xhafa dhe Endrit Braimllari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here