Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është pyetur në lidhje me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Duke sjellë përvojën e tij si ish-prokuror, Soreca zgjodhi të mos flasë për këtë temë.
Sipas tij nuk mund të bëhen komente mbi një vendim gjykate pa njohur thelbin e dosjes.
“Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen,”-tha Soreca.