Tërmeti i fuqishëm i rënë në orën 16:05 të pasdites së djeshme dhe tjetri 20 minuta më pas i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë.
Për shkak të panikut dhe frikës, njerëzit nuk kanë pranuar të futen në banesat e tyre.
Të gjendur pa zgjidhje, qytetarët kanë ndenjur në rrugë.
Por e keqja ishte se edhe ishin pa drita.
Një denoncim i tillë ka mbërritur tek ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
Ne Durres njerezit kaluan naten nga temeti nen qiell te hapur dhe pa drita. Narkoshteti po dremiste!
Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Kjo eshte situata e njerezve qe po kalojne naten jashte nga frika e termeteve ku Bashkia e Valbona Sakos nuk ndez as dritat e stadiumit e jo me te vendosi qendra pritje per njerezit.ora 01:10