“Dënimi i atyre që kanë kryer krime elektorale”, Paloka: Rama hap shampanja çdo gjashtë muaj…

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka më 18 tetor kur pritet të vendoset për fatin e Shqipërisë në lidhje me çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, shancet për ”PO-të” janë të pakta. Për të, kryeministri Edi Rama është shkaktar i shtimin të kushteve të reja. ”Fatkeqesisht nuk do të ketë as më 18 tetor një votë “pro” hapjes së negociatave për Shqipërinë, e kjo jo për faj të shqiptarëve, po për shkak të një qeverie dhe një kryeministri që në vend që të zgjidh problemet ekzistuese, shkakton probleme të tjera duke sjellë kështu dhe kushte të reja për Shqipërinë”. Në një prononcim për ”Koha Jonë”, i pyetur sesi e sheh qëndrimin e deputetëve të CDU/CSU, Paloka shprehet se Ramës i kërkohet jo vetëm të pranojë por dhe ti japë zgjidhje krizës së thellë në vend.

”Tanimë janë bërë publike kushtet e reja të deputetëve të CDU/CSU që mesa duket do të jenë dhe kushtet e Bundestagut për Shqipërinë. Për herë të parë kërkohet qartazi dënimi i atyre që kanë kryer krime elektorale, shqyrtimi i legjitimitetit të 30 qershorit, po mbi të gjitha, i kërkohet Ramës jo vetëm të pranojë por dhe ti japë zgjidhje krizës së thellë në vend. Ndërkohë të njëjtët deputetë kanë vendosur për një hapje pa kushte të negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke bërë diferencim të qartë midis dy qeverive”,-thotë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

I pyetur nëse Shqipëria do të ketë mbështetjen pa kushteve të vendeve tjeta të BE-së, ai e sheh situatën jo favorite. ”Për vendet kryesore të BE-së, qëndrimet janë të qarta dhe po kaq të qarta i janë bërë dhe qeverisë Rama; direkt si Hollanda që deklaron se Shqipëria ka bërë hapa pas apo me qasje si Bundestagu që shton kushtet po duke dhënë hapësirë që nëse ato plotsohen, Shqipërisë më në fund ti hapen realisht negociatat”.

Në fund, Paloka nuk lë pa përmendur edhe ”festimet” e qeverisë, ku me ironi thotë se Rama vazhdon prej vitesh me hapje shampanje e shpërndarje dekoratash për negociata që “hapen” çdo gjashtë muaj, atëherë kur situata rëndohet. ”Rama falenderoi deputetët gjermanë për vendimin e tyre! Unë do të uroja që “falenderimet” e Ramës të presupozonin që më në fund ai pranon përgjegjësitë e tij, njeh kushtet dhe pranon t’ju japë zgjidhje atyre, përfshi këtu pikat që kam përmendur më lartë. Nëse “falenderimet” e Ramës janë pjesë e kllounadës propagandistike që vazhdon prej vitesh me hapje shampanje e shpërndarje dekoratash për negociata që “hapen” çdo gjashtë muaj, atëherë situata vetëm do të rëndohet”,-thotë më tej Paloka për ”Koha Jonë”./kohajone/Redjon Shtylla

“Dënimi i atyre që kanë kryer krime elektorale”, Paloka: Rama hap shampanja çdo gjashtë muaj…

Nga protesta e ‘Unazës së Re’…”Nuk do

“Dënimi i atyre që kanë kryer krime elektorale”, Paloka: Rama hap shampanja çdo gjashtë muaj…

Gazetari i njohur në Bruksel “tallet keq”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko