Plagosi me thikë maturantin para gjimnazit, bie në pranga…

0
155

Policia e Shkodrës arreston autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të maturantit, Igli Pallosha, ngjarje e ndodhur më 4 korrik të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autor i dyshuar  i ngjarjes së ndodhur me datë 04.07.2019,  ku pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në lagjen  “Qemal Stafa”, Shkodër, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi I. P. 19 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Maturanti, Igli Pallosha, kishte hyrë për të marrë certifikatën e përfundimit të shkollës, por në dalje është sulmuar nga A.Sh.

Në përplasje me të ai është qëlluar me thikë ku ka marrë plagë të rënda. 19 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ku ju nënshtrua një operacioni nga bluzat e bardha, për shkak të plagëve të marra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here