Kur shohim retë në qiell, na lind ideja se ato janë të fryra dhe boshe, dhe qëndrojnë pezull duke lundruar nëpër qiell.
Shpesh kur kemi qënë të vegjël, kemi fantazuar për të fluturuar mbi retë, dhe për tu shtrirë në to.
Në realitet, studimet tregojnë se një re e vetme, nuk është aspak e lehtë , përkundrazi ajo peshon rreth 500.000 kilogram.
Studimet kanë arritur të gjejnë peshën e një reje, duke matur densitetin e ujit të gjendur brënda saj, dhe duke e shumëzuar atë me volumin dhe madhësinë e resë.
Fatmirësisht, pavarsisht peshës së saj jashtë mase të madhe, ajo sërisht mund të qëndrojë pezull në qiell, pasi densiteti i ajrit të gjendur poshtë saj, është edhe më i madh se pesha e saj.