Friday, December 27, 2024
Home Sport Kombëtarja shqiptare e futbollit, gati për duelin ndaj Turqisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit, gati për duelin ndaj Turqisë

0
171

Pas humbjes me Francën dhe fitores në shtëpi ndaj Islandës, Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për duelin ndaj Turqisë.

Trajneri, Edi Reja besohet se ka gjetur formulën e duhur për të dërguar kuqezinjtë te fitorja, çka do të sillte edhe një zgjatje të bashkëpunimit mes palëve. Ndërkohë, FSHF ka lajmëruar se të gjithë tifozët e interesuar për të parë ndeshjen që do të luhet në “Şükrü Saracoğlu” mund të nisin të blejnë bileda duke nisur nga data 4 tetor.

Shitja do të bëhet online dhe në dyqanin e FSHF-së. Një biletë për takimin e 11 tetorit kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Takimi është i vlefshëm për grupin H kualifikueset të Euro 2020. 

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF.

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45.  Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e cdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozeve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla.

Më poshtë do të gjeni edhe hartën e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here