Meta takim me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas…

0
136

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Estoni, ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me kryemistrin estonez, Juri Ratas.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se “Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar”.

Ndër të tjera, Meta thekson se “Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s”.

Në vijim postimi i plotë i Metës 

Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.
Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje.
Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.
E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here