EMRI-FOTO/ Një adoleshent është akuzuar se ka hedhur djalin 6 vjeçar, nga kati i 10-të i një ndërtese…

0
119

Jonty Bravery eshte akuzuar për hedhjen e një djali gjashtë vjeçar nga kati i dhjetë i Tate Modern i Londrës.

Djali thyen shpinën, këmbët dhe krahët dhe pësoi një rrjedhje të gjakut në tru. Familja franceze tha se ai tani “lufton për të kuptuar pse nuk mund të lëvizë, të gëlltisë ose të flasë”. Në një faqe GoFundMe që ka mbledhur deri më tani 80,000 £ ata shkruan: “Djali ynë i vogël fillon të bëjë çmos për të lëvizur gjuhën, krahun e djathtë dhe dorën. “Ne i shohim përpjekjet e tij. Ne besojmë me gjithë zemër se ai do të gjejë rrugën, nga koka e tij, për të bërë gjithçka përsëri. “Ai është shumë i guximshëm. Ai vazhdon të qeshë dhe të reagojë ndaj shakave tona. Ne fillojmë të shohim gjithashtu, për fat të keq, vuajtjet e tij. “Ai nuk e kupton pse nuk mund të arrijë të hajë ose të gëlltisë pak kos dhe ai dëshiron aq shumë sa të jetë në gjendje ta bëjë atë. Ne duhet të jemi të fortë për të. “Së pari sepse ai vazhdon të buzëqeshë dhe të përparojë me guxim, dhe së dyti sepse ne shohim që ju besoni tek ne për t’u kujdesur për të”. Djali, i cili tani është përsëri në Francë, ishte duke vizituar galerinë ndërsa ishte me pushime me nënën e tij në 4 gusht. Në një azhurnim të mëparshëm, familja e djalit e përshkroi atë si një “luftëtar të jashtëzakonshëm” dhe tha se ai kishte qenë në gjendje të qeshi.Dy javë pas incidentit, prindërit e tij thanë se djali i tyre kishte kaluar “dy operacione të gjata dhe të vështira” dhe ai ishte “duke luftuar me të gjitha forcat” për t’u rikuperuar. Bravery, nga West London, i cili sot mbush 18 vjeç, është akuzuar për tentativë vrasjeje. Ai do të dalë në gjyq vitin e ardhshëm.

standard.al

https://www.thesun.co.uk/news/10047319/tate-modern-fall-boy-teen-suspect-name/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here