Konkluzionet/ Grabitja e 713 mln lekëve në BSH, Prokuroria: 35 vite burg për Bitrajn dhe Bruzinë

Ardian BitrajProtagonisti i vjedhjes se Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, sipas Prokurorisë, duhet të dënohet me 20 vite burg, ndërsa bashkëpunëtorja e tij, Bruzia, me 15 vite burg

Prokuroria e Tiranës shpalli konkluzionet përfundimtare pas gjykimit të shkurtuar për dy protagonistët kryesorë, duke kërkuar që Gjykata të shpallë fajtor Ardian Bitrajn dhe ta dënojë me 20 vjet burgim. Ndërkohë, për bashkëpunëtoren e tij Mimoza Burzinë, organi i akuzës kërkoi 15 vjet burgim. Prokurori deklaroi që të zbritet nga ky dënim një e treta për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, procedure që është ndjekur edhe për 10 ish-nëpunësit e parë të dënuar më herët me 56 vite heqje lirie në total. Procesi gjyqësor ndaj dy prej të akuzuarve kryesorë për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia po shkon drejt fundit. Prokuroria tha se për dënimin e dy ish-përgjegjësve në arkën stok të Thesarit të Shtetit duhet të kihet parasysh rrezikshmëria e veprës, pasoja e shkaktuar si edhe kohëzgjatja në vite e kryerjes së saj. Gjatë procesit Bitraj e ka pohuar vetë vjedhjen e 713 milionë lekëve, por për prokurorinë këtë vjedhje ai e ka realizuar në marrëveshje me kolegen Bruzia. “E pandehura Bruzia i ka krijuar kushtet dhe akses të pandehurit Bitraj për të vazhduar veprimtarinë e tij kriminale”, – tha prokurori, Ndini Tavani. Pas pretencës gjykata caktoi datën 22 prill për të dëgjuar mbrojtjen e të akuzuarve.

 

Hetimet

Prokuroria bën me dije se nga hetimet e kryera ka rezultuar se në të gjitha rastet e dokumentuara me pamjet filmike, konstatohet se i pandehuri Ardian Bitraj pasi merrte para nga ambientet e bankës, dilte jashtë saj dhe futej tek dera e pasme e automjetit që drejtohej nga nipi i tij. Sipas akuzës, Bitraj qëndronte disa sekonda aty dhe më pas rikthehej në ambientet e bankës. Prokuroria thekson se rezulton e provuar se i pandehuri Ardian Buitraj, në bashkëpunim me të pandehurit Mimoza Bruzia dhe Kleves Bejtja, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhja e Bankave dhe Arkave të Kursimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda. Nga ana objektive vepra penale nga tё pandehurit ёshtё kryer me veprime tё kundraligjshme tё cilat konsistojnё nё hedhjen nё dorё tё pasurisё (shumёs 713.000.000 leke) me qёllim pёr tё mos e kthyer mё. I pandehuri Ardian Bitraj ka vjedhur drejtёpёrsёdrejti nga arka stok dhe arka pёr veprim sasinё e parave tё sipёrcituara dhe pёr kryejen e vjedhjes ёshtё ndihmuar nga e pandehura Mimoza Bruzia dhe mё pas nga i pandehuri Klevis Bejta, i cili transportonte paratë e vjedhura. E pandehura Mimoza Bruzia me veprime konkludente ka lejuar që i pandehuri të vazhdojë i sigurte per vite me radhë aktivitetin kriminal të vjedhjes së parave të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë kur detyra e saj ishte ruajtja dhe administrimi i këtyre vlerave monetare. Nga provat e admnistruara nё fashikullin e gjykimit rezultuon e provuar se të dy të pandehurit Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, kanë arritur marrëveshjen e tyre për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë me veprime konkludente. Këto veprime e mosveprime të të pandehurës Mimoza Bruzia kanë vazhduar për të gjithë periudhën 2010-2014. E pandehura Mimoza Bruzia, sipas Prokurorisë së Tiranës, i ka krijuar kushte dhe akses të pandehurit Ardian Bitraj për të vazhduar veprimtarinë e tij kriminale. Pra me veprime aktive, të kryera me dashje, Mimoza Bruzia ka ndihmuar tё pandehurin Ardian Bitraj nё realizmin e qёllimit tё tij kriminal. Bruzia nё kushtet kur kishte dijeni pёr veprimtarinё kriminale tё tё pandehurit Ardian Bitraj e ka lejuar kёtё tё fundit tё futet nё ambientet e arkës për veprim, i vetëm( nё kundërshtim me rregulloren e Bankës), madje e ka lejuar të futet nё kёtё arkë dhe pasi ai ishte larguar nga kjo detyrë ( pra edhe nё kohën kur i pandehuri Ardian Bitraj nuk kishte të drejtë te futej nё ambientet e kësaj arke).

 

Dyshohet se përdhunoi të miturën 8 vjeçe, arrestohet pedofili

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një 57-vjeçar me inicialet F. M., pasi dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur tre ditë më parë në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Uniformat blu të kryeqytetit kanë bërë me dije se i arrestuari e ka mashtruar vajzën e mitur 8 vjeç në banesën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Mësohet se pasi 57-vjeçari kishte përfunduar aktin kriminal, ai i ka kërkuar vogëlushes që të mos tregojë asgjë për atë që kishte ngjarë. Pavarësisht kësaj, e mitura u ka treguar prindërve dhe këta të fundit e kanë denoncuar rastin në policinë e kryeqytetit. Grupi hetimor mori dëshminë e vajzës në prezencën e prindërve dhe psikologes, ndërsa shoqëroi e më pas arrestoi 57-vjeçarin e akuzuar për pedofili. Materiale në ngarkim të 57-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Tiranës për vazhdime të mëtejshme procedurale.

 

Krujë, i riu braktiset nga e dashura, ai e merr peng

I riu merr peng ish të dashurën e tij, pasi kjo e fundi e braktisi. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 16:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, pranë mbikalimit të fshatit Luz. Burime zyrtare nga Policia e Krujës bëjnë me dije se shtetasi L. B., 24 vjeç, lëvizte me mjetin tip “Golf”, i cili drejtohej nga shtetasi E. R., 29 vjeç. Në aksin rrugor të lartpërmendur, dy të rinjtë janë përplasur me mjetin tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga 33-vjeçarja K. G. Kjo e fundit ka qenë e lidhur me 24-vjeçarin, i cili duket se është 9 vjet më i vogël L. B., nuk e ka pranuar ndarjen, duke kërkuar që 33-vjeçarja të rikthehej tek ai. Pasditen e së martës së bashku me mikun e tij, ai e ka marrë dhe e ka futur në makinën me të cilën lëvizte. Rreth orës 19:40, vajza e ka denoncuar rrëmbimin në polici. Në deklaratën e dhënë në polici, e dëmtuara ka thënë se ish i dashuri nuk ka kryer asnjë veprim ndaj saj. Ata kanë qenë të lidhur për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin, por përpara një muaji janë ndarë.

 

Vrau për radhën e kalimit me makinë, ekstradohet 29vjeçari

Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Roma, pasi është i dënuar me burg për një vrasje. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se Klodian Gjeta, banues në Bulqizë, është dënuar në nëntor të 2006, me 24 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Vrasja mësohet se ka ndodhur në 14 mars 2006, rreth orës 15:00, ne vendin e quajtur karburant “Lleshi”, në fshatin Okshatinë, ku Gjeta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. K. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindje që autori dhe viktima kishin pasur disa orë përpara ngjarjes midis tyre, për të drejtën e kalimit me automjet në një rrugë të ngushtë të fshatit Podgoricë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Policia e Shtetit bën me dije se në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Vrau atentatorin e Pajtim Serjanit, pushohet hetimi për policin Roland Mete

Lirohet nga qelia polici Roland Mete. Me urdhër të dy prokurorëve Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana është liruar nga akuza e vrasjes punonjësi i policisë Roland Mete, i cili mbrëmjen e 5 janarit mbeti i plagosur rëndë me një plumb në bark nga vrasësi Artur Baze. Këtë të fundit polici e ekzekutoi pas shkëmbimit të zjarrit. Sipas organit të akuzës, Roland Mete ka zbatuar detyrimin e kushtetutës, duke qëlluar me armën e zjarrit të cilën e mbante me leje, ndaj një personi të maskuar i cili po qëllonte me armë zjarri në drejtim të tyre, duke plagosur fillimisht Pajtim Serjanin i cili ishte edhe objekti i atentatorit Artur Baze. Prokurorët argumentojnë se efektivi Meta edhe pse nuk ishte në detyrë, ka reaguar duke kërkuar nga personi i maskuar të hidhte armën dhe të ndalej, duke paralajmëruar se ishte efektiv policie. Personi i maskuar që më pas u identifikua si Artur Baze, përveç se nuk ka ndaluar dhe hedhur armën, ka qëlluar në drejtim të policit duke e plagosur në bark. Në këto kushte, prokuroria thotë se Roland Mete ka qëlluar në drejtim të personit të maskuar duke e lënë të vdekur. Në këtë konkluzion, thonë prokurorët është arritur pas pyetjes së rreth 20 dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimeve shkencore të gjurmëve të gjakut të gjetur në rrugën “Islam Alla”. Referuar dëshmitarëve dhe provave të mbledhura, prokurorët argumentojnë se Roland Mete përjashtohet nga përgjegjësia penale, pasi është kundër përgjigjur për të mbrojtur jetën e tij dhe personave të tjerë që ndodheshin në rrugën “Islam Alla”. Sipas vendimit të lirimit të policit Mete, është provuar tashmë se qëllimi i personit të maskuar, i identifikuar më pas me emrin Artur Baze ka qenë ekzekutimi i shtetasit Pajtim Serjani. Nuk dihet se cili ka qenë motiv i këtij atentati ndaj Serjanit, për të cilin prokuroria do të vazhdojë hetimet.

 

Konkluzionet/ Grabitja e 713 mln lekëve në BSH, Prokuroria: 35 vite burg për Bitrajn dhe Bruzinë

Policia: Ja lista e më të kërkuarve,

Kërko