Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se gjatë kësaj jave në vend parashikohet ndryshueshmeri e motit sipas stinës në të cilën ndodhemi. Ashtu si dhe në tabelën e mëposhtme reshjet e shiut parashikohen të përkohëshme dhe nuk përfshijnë të gjithë vendin. Karakteristike do të jetë mjegulla e mëngjesit, kryesisht në juglindje.
Temperaturat do të qëndrojnë gati kostante deri në mesjavë por gradualisht të enjten e të premten si rezultat i hyrjes së masave të ngrohta jugore parashikohet të pësojnë rritje.
Era e vrullshme veriore gjatë ditëve të para të javës në bregdet do të pasohet nga rryma të ngrohta deri në fundjavë.