Tronditet Vlora/ “Ra në tokë pa ndjenja dhe humbi jetën”, si ndodhi ngjarja e rëndë!!!

0
155

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e Vlorës, ku një 50-vjeçar humbi jetën pas një sherri fizik tek zona e “Plazhit të Vjetër”. Policia e  Vlorës ka dhënë detaje për ngjarjen, ku bën me dije se ka shoqëruar  edhe tre persona, si të dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit. Stavro Mino. “BalkanWeb” mëson se viktima ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here