Josep Borell, i cili do ta pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka thënë se do ta trajtojë me prioritet dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Ai ka thënë se dialogun do ta trajtojë me më shumë seriozitet se më parë dhe se vizitën e parë të tij si Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri do ta realizojë pikërisht në Kosovë.
Borell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë taksën, kurse Serbia duhet të kthehet në bisedime “shumë më sinqerisht”.
Ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borell, i ka bërë këto komente në një seancë të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Roli i Borellit në dialogun Kosovë-Serbi shihet me mjaft skepticizëm, për shkak se është kundër pavarësisë së Katalonisë, ndonëse është nga kjo krahinë.
Sipas ekspertëve, kjo dëshmon se Borell do ta ketë vështirë të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi. Përveç kësaj, ai është ministër i Jashtëm i një shteti që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, prandaj nyk mund të mbajë qëndrim të dyzuar lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Një institut gjerman kishte sygjeruar që Borell, sikurse ka vepruar SHBA-ja, duhet ta emërojë një emisar special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi/Illyria