“Një tjetër ngjarje e rëndë”, Basha akuza të ashpra Ramës: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës

 Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar në “Facebook” pas arrestimit të Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë te Unaza e re.

Basha shprehet se kjo ishte një tjetër ngjarje e rëndë, që e mban Shqipërinë larg Europës.

Postimi i Lulzim Bashës:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

“Një tjetër ngjarje e rëndë”, Basha akuza të ashpra Ramës: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës

“Bedeli i Bablokut në MB, Lleshaj zgjedh

“Një tjetër ngjarje e rëndë”, Basha akuza të ashpra Ramës: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Europës

Autokratët Rama dhe Vuçiç si dy pika

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko