“Si kërkon të integrojë vendin ky kryeministër që dhunon të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar?”

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho në rrjetin social facebook ka reaguar me kritika të ashpra  ndaj kryeministrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandë Lleshaj, pas arrestimeve që u bënë ndaj banoreve të “Unazës së Re”. “Ky terror dhe antishtet që po shfaqet sot tek banorët e Unazës së re është fytyra e një regjimi të frikësuar ndaj fjalës së lirë ,ndaj shtetit të së drejtës”, shkruan Xhixho.

Statusi:

Si kërkon të integrojë vendin ky kryeministër që dhunon të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar?

Ky terror dhe antishtet që po shfaqet sot tek banorët e Unazës së re është fytyra e një regjimi të frikësuar ndaj fjalës së lirë ,ndaj shtetit të së drejtës.

Proçedohen dhe shoqërohen në mënyrë të dhunshme protestues që mbrojnë pronën e tyre nga korrupsioni qeveritar ,ndërkohë që prokuroria nuk kryen asnjë veprim proçedurial ndaj mega aferës së unazës së re ku vidhen 40 milion euro.

Z.Lleshaj nuk po e mbajnë këta banorë peng as qytetin as vendin ,por jeni ju që e keni marr peng me krimin e organizuar dhe bandat me të cilat keni vendosur ta drejtoni.

Rezistenca do të vazhdojë e pamposhtur me mbështetjen e gjithë qytetarëve që kanë vendosur të jetojnë të lirë si qytetarë europianë në Shqipëri e jo si skllever të një regjimi dikatatorial.

“Si kërkon të integrojë vendin ky kryeministër që dhunon të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar?”

Autokratët Rama dhe Vuçiç si dy pika

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko