Kush janë dy deputetët me personalitet te “opozita”

0
141

Rudina Hajdari e mbaroi misionin e saj në favor të kryeministrit Rama. Mbiemri HAJDARI duhej me shumë se emri Rudina!

E përdorën bukur dhe mjeshtërisht deri tani Rilindja, por duket se shpirti demokrat dhe fjalëlirë i disa deputetëve te listës së PD, të cilët ndonëse nuk respektuan vendimin politik të selisë blu, prapëseprapë ka mbizotëruar, derisa nuk duruan e u ngritën për një lidership të ri të grupit demokrat opozitar në Kuvend.

Korab Lita dhe Alban Zeneli, të revoltuar nga keqpërdorimi që po i bën Taulant Balla, deputetes Rudina Hajdari, nuk duruan dhe kërkuan drejtues të ri të grupit.

Një e drejtë që e ka deputeti dhe grupi. Deputetët nuk janë vegla të kryetares apo kryetarit, por duhet të kenë integritet personal. Për përfaqësim politik e kemi thënë se nuk kanë të drejtë pasi dihet si hynë në Kuvend por së paku të mos poshtërohen nga mazhoranca.

Me sa duket integriteti dhe ruajtja e një kodi burrnor personal ka bërë që deputetët të ngrihen duke i kërkuar llogari Rudina Hajdarit, e cila është për të ardhur keq për mbiemrin e madh që mban, porse e ka kthyer në shërbim të kryeministrit, edhe kur bën sikur e “kritikon”.
Ndaj Korab Lita dhe Alban Zeneli, e disa të tjerë në atë grup duhen përkrahur për revoltën e tyre për dinjitet personal sepse po përdoret grupi i tyre në mënyrën më mizore nga mazhoranca dhe përfitimet kanë shkuar direkt te Rudina Hajdari. E natyrisht te kryeministri.

Nuk ka opozitë në botë që i thotë vetes opozitë, edhe formalisht, dhe voton siç voton qeveria!

Nuk ka rast në botën demokratike sikurse ndodh me “opozitën e re”, përveçse kur flitet për marrëveshje për BE-në apo vendime që lidhen me NATO-n. Për të gjitha votat kundër duhet folur me argumente e jo duke folur me gafa si Hajdari. Poshtërim më të madh sesa u ka bërë Edi Rama, nuk ka, pasi thotë se këta votojnë si u bën shenjë Balla!

Duke parë me kujdes “kryengritësit” Korab Lita, Alban Zeneli me shokë e shoqe kuptohet se shpërdorimi nga kryeministri i grupit të tyre ishte kaq mizor dhe fyes sa nuk gëlltitej më.

Fakti që Korab Lita foli dje hapur në konferencën e shtypit me disa përkrah dhe menjëherë sapo dolën në televizor, një femër dezertoi duke mohuar firmën e saj a thua se e nxori njeri me zor në konferencë. Kjo tregon se kryeministri po hedh shumë investim që të mbajë si drejtuese Rudina Hajdarin. Se ajo i bën punë!

Gjithsesi edhe nëse kryeministri arrin ta shtypë “kryengritjen” brenda grupit të opozitës, përsëri e ka një vlerë kjo revoltë në “pallatin” e opozitës së re: Tregoi se ka akoma njerëz me dinjitet edhe brenda asaj “opozite” që të gjithë e dimë se si hyri!

Por nëse tregojnë integritet në parlament nuk është çudi që opozita në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maj 2020 t’i vendosë në listat e tyre. Sepse së paku tregojnë dinjitet.

S.P.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here