VIDEO/ Akti i paparë i avokatit, monumenti surprizë para zyrës së Borchard: Dorëhiqu!

0
253

Avokati Altin Goxhaj, bashkë me një grup aktivistësh kanë përuruar një monument para zyrës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, si shenjë revolte për gjestin e tij të disa ditëve më parë, ku i nxori gishtin protestuesve të Unazës së Re.

“Gishti që ngriti Borchardt ishte një akt jo personal por institucional më i sinqertë. Sot do të përurojmë monumentin e sinqeritetit të përfaqësuesve ndërkombëtar sororisanë në Shqipëri. IShte një veprim i papranueshëm dhe kjo e sotmja është vetëm një masë paralajmëruese që i kërkon ambasadorit të japë dorëheqjen para se të jetë vonë”, është shprehur Goxhaj për Fax News.

“Ishte ngjarje e paprecedentë por më e sinqertë e mundshme. Ishte moment më i sinqertë i ndërkombëtarëve të Sorosirt në Tiranë. Është një imitim i një busti në Milanë me gisht përpjetë që është bërë për të treguar se si ua fusin banka italianëve.

Të gjithë këta ndërkombëtarë na kanë nxjerrë gisdhtin në kaq vjet. Pse u bë sot? Sot i kërkohet Boprchardt dorëheqja nga amabasador se pse ka thyer dinjitetin kombëtar si dhe integritetin e përfaqësuesit ndërkombëtar. Ky komprementon misionin e OSBE-së në Shqipëri, dhe fyen dinjitetin kombëtar”, ka shtuar Goxhaj më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here