Ja kur do pyetet ne Senat e nominuara për ambasadore e SHBA në Tiranë

0
132

Senati amerikan parashikon dy seanca dëgjimore per Ballkanin dhe Shqiperine. Sot do dëgjojë ekspertët e Ballkanit dhe zyrtarin e DASH, Matthew Palmer.

Ndërkohë që javën e ardhëshme pritet të dalë përpara Senatit Yuri Kim, e propozuar për ambasadore të SHBA në Tiranë

Sot mërkurën u mësua se Yuri Kim, e propozuara nga Presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, do të dalë në një seancë dëgjimore para Senatit amerikan më 29 tetor, para votimit për miratimin e kandidaturës së saj për këtë pozicion.

Shqipëria u bë kohë që nuk ka një ambasador amerikan. Yuri Kim, e cila është me origjinë nga Guami, një territor i Shteteve të Bashkuara në perëndim të Oqeanit Paqësor, u propozua në këtë pozicion në qershor nga Presidenti Trump.

Zonja Yuri Kim është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan.

Në Departamentin e Shtetit ajo ka drejtuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv.sekretarit të shtetit.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut.

Yuri Kim ka shërbyer gjithashtu si konsull politik në ambasadën amerikane në Bagdad, të Afganistanit dhe më pas në atë në Ankara të Turqisë.

Ajo flet gjuhën koreane, kineze, japoneze si dhe turqisht. Prej muajsh, qe nga largimi i ambasadorit Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga e ngarkuara me punë, Leyla Moses Ones.

Senati amerikan po ashtu do të mbajë sot një seancë dëgjimore për çështjen e Ballkanit. Të ftuar do jenë zyrtari i lartë i DASH, Mattheë Palmer si dhe ekspertët Janusz Bugajski dhe Majda Ruge.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here