Në mes të ditës! Emigrantët çajnë mushamanë e kamionit për të marrë ajër

0
131

Mediat britanike kanë publikuar një foto të dy emigrantëve që dyshohet se udhëtojnë ilegalisht në një prej autostradave të Anglisë, por që rrugës kanë çarë mushamanë e trailerit për të marrë ajër.

Gazeta “Metro” shkruan se foto është shkrepur në autostradën M25 afër Heathrow, pak ditë para tragjedisë me 39 të vdekur brenda një kamioni në Essex. Dy burrat shihen teksa nxjerrin kokën për të marrë ajër, ndërsa shoferi që udhëtonte krah tyre, që ka shkrepur dhe foton, është tronditur nga ajo që ka parë.

“Ishte në mes të ditës, te mërkurën e kaluar. Ishte një pamje e çuditshme. Ishte e vështirë të thuash sa njerëz ishin brenda, por dukej sikur ishin të shtrënguar fort”, – është shprehur shoferi që ka shkrepur foton. Për këtë foto policia britanike ka nisur hetimet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here